Një zyrtar policor vdes në aksident trafiku në veri të Mitrovicës

18:48 | 28 Shtator 2022
Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti, një zyrtar i Policisë së Kosovës ndërruar jetë në magjistralen Mitrovicë – Zveçan.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka njoftuar se polici është aksidentuar me veturë private.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, rreth orës 12:30 të ditës së mërkurë”.

“I ndjeri ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me veturë private” – ka deklaruar Hoti, përcjell telegrafi.

Komento: