Njëmbëdhjetëshja më e dobët e Evropianit sipas “Marcas”, pjesë e listës edhe Ronaldo

19:37 | 14 Korrik 2024

Cristiano Ronaldo është përfshirë në ekipin më të dobët të Euro 2024.

Gazeta e madhe spanjolle, Marca, ka publikuar njëmbëdhjetëshen më të dobët të Evropianit në Gjermani.

Pos Ronaldos, që nuk shënoi asnjë gol për Portugalinë, është përfshirë edhe sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku.

Janë përfshirë edhe dy lojtarë të Serbisë, që po ashtu dështoi plotësisht në Evropianë, si dhe lojtarë nga disa përfaqësuese të tjera.

Janë edhe dy italianë po ashtu.

Komento: