Njëra 19 vjeçare e tjetra 89 vjeçare është mosha e dy grave që u gjetën të vdekura në Mitrovicë

10:35 | 09 Shtator 2022

Dy gra janë gjetur të vdekura në Mitrovicë, brenda 10 minutave, gjatë ditës së djeshme.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë Gazetës Express se njëra është e moshës 19-vjeçare, e tjetra e moshës 89-vjeçare.

“Njëra është 19-vjeçare, tjetra 89-vjeçare. Rastet janë cilësuar si vdekje të dyshimta”, ka thënë Zahiti.

Detaje për këto raste ka dhënë Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Trupat janë dëguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: