Njerëzit e Trumpit vijnë edhe në Kosovë, kjo është arsyeja

17:18 | 26 February 2019

Njerëzit e Presidentit të SHBA-së kanë ardhur në Prishtinë.

Njerëzit kryesor të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Punë të Evropës, kanë ardhur në një vizitë në Ballkan. Ata kanë qëndruar dy ditë në Beograd, ndërsa të mërkurën pritet ta vizitojnë Kosovën.

Ky delegacion i udhëhequr nga John Erath, kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, pritet të takohet me krerët institucionalë.

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se shefi i Ekzekutivit do ta presë nesër delegacionin nga Këshilli Kombëtare i Sigurisë në SHBA.

Bashkë me Erath ka udhëtuar edhe drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar, Ëilliam Berkley.

Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.

Mediat në Serbi raportojnë se me këtë delegacion është diskutuar domosdoshmëria për të vazhduar dialogun mes Kosovës e Serbisë pas heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Komento: