AC Milan është duke e përgatitur planin për një revolucion të ri gjatë kësaj vere.
Sjellja e lojtarëve të rinj në ‘San Siro’ është prioritet i drejtorit të Milan, Ivan Gazids dhe i pronarëve, përcjell ORAinfo.
Meqenëse Zlatan Ibrahimoviç mund të largohej nga Milani në fund të sezonit, është e qartë që ata duhet të kërkojnë një sulmues në treg, në rast rasti. Javët e fundit, disa emra janë lidhur me klubin.
Një nga me të përfolurit është Mauro Icardi, i cili aktualisht është në hua të Paris Saint-Germain, përcjell ORAinfo.
Sulmuesi argjentinas ka shprehur dëshirën të rikthehet në Serie A, dhe Milan ka nisur interesimin për sjelljen e tij në ‘San Siro’.
Mbetet të shihet sa do të jenë konkrete thashethemet për transferimin e tij në Milan gjatë kësaj vere.
Kujtojmë që Mauro Icardi ishte ndër sulmuesit me të rrezikshëm në Serie A gjatë kohës sa luante të Inter, por për shkak të përplasjve me drejtuesit e klubit ai u larguar nga Inter. /ORAinfo/