Mjekët në QKUK kanë njoftuar se njëri nga të lënduarit e aksidentit në Gjilan është në gjendje të rëndë.
Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje në Gjilan rezultoi të jetë fatal për një person.
E edhe tetë të lënduar tjerë po trajtohen në Spitalin e Gjilanit dhe në Prishtinë, raporton lajmi.net.
Pesë të lënduar po trajtohen në atë të Gjilanit ndërkaq që gjendja e tyre, siç ka bërë të ditur për lajmi.net drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nistret Hajrullahu është stabile.
Mirëpo situatë krejtë e njëjtë nuk është me të lënduarit në Prishtinë.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka bërë të ditur për lajmi.net se njëri nga tre të lënduarit është në gjendje të rëndë.
Ai është transferuar në mjekim intensiv.
“3 personat e transferuar nga Spitalit i Gjilanit fillmisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente. Një është transferuar në kirurgji torkale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji poashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, ka thënë ai.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shoferi i kamionit, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.