Një person ka vdekur e tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë në një ngjarje që ka ndodhur para një ore në lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Njëri nga të plagosurit sipas dëshmitarëve ka qenë kalimtar rasti.
Ndërkohë, dëshmitarët kanë treguar se deri të ngjarja e rëndë ka ardhur pas një mosmarrëveshje për pronë mes dy familjeve.