Njëri prind të lirohet nga puna, merret vendimi nga Qeveria e Kosovës

21:00 | 11 Mars 2020

Qeveria e Kosovës ka vendosur që njëri prind të lirohet nga puna.

Është marrë vendim që shkaku i gjendjes në gjithë botën sa i përket koronavirusit të ndërpritet mësimi deri në datën 27 mars.

Poashtu, është marrë vendim të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë.

Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor deri më 27 mars.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u morën edhe disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Do të pezullohet përkohësisht linja ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.

Komento: