“Njeriu më i pisët në botë” lahet pas 60 vitesh, vdes disa javë më vonë

18:14 | 25 October 2022

Një burrë i quajtur “më i pistëti në botë” pasi nuk lahej për dekada, ka vdekur në moshën 94 -vjeçare, sipas mediave shtetërore iraniane.

Amou Haji nuk bëri dush për më shumë se gjysmë shekulli, nga frika se një gjë e tillë do ta sëmurte.

Fshatarët kohët e fundit e çuan atë në një banjë për t’u larë, pohoi një zyrtar lokal.

Burri vdiq vetëm disa muaj më vonë. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA konfirmoi se ai vdiq të dielën në fshatin Dejgah në jug të vendit.

Në një dokumentar për jetën e tij të çuditshme, Haji tha se përveç neverisë së tij ndaj pastërtisë, ai gjithashtu kishte frikë nga ushqimi dhe pijet e freskëta, duke menduar se edhe kjo do ta sëmurte, transmeton oranews.

Haji kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në të njëjtin fshat, i cili është në provincën jugore të Fars, ku vendasit i ndërtuan atij një kasolle të hapur për të jetuar.

Komento: