Njësia B2 rikthehet në gjendje të qëndrueshme dhe funksionim stabil

17:08 | 08 December 2024
njesia-b2-rikthehet-ne-gjendje-te-qendrueshme-dhe-funksionim-stabil

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas ndaljes dyditore të Njësisë B2, si dhe pas një pune të pandërprerë dhe me përkushtim të personelit të TCB-së, ka përfunduar me sukses inspektimi teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) në kaldaj.

“Njësia B2, dje më datë 07.12.2024, në orën 01:48, është sinkronizuar me rrjetin energjetik dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u thotë se kjo ndalje ishte e nevojshme për të siguruar që njësia të funksionojë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

“E rëndësishme është se KEK-u tashmë operon me dy njësi (A-3 dhe A-4) në termocentralin Kosova A, si dhe me dy njësi (B-1 dhe B-2) në termocentralin Kosova B”.

Komento: