Njësisë Speciale i shtohen edhe 82 zyrtarë policorë

18:42 | 17 May 2019

Njesisë Speciale iu kanë shtuar edhe 82 zyrtarë policorë.

Sot, në kampin Vrella, u mbajt ceremonia zyrtare e certifikimit të tetëdhjetë e dy (82) zyrtarëve policorë, të cilët me sukses kaluan trajnimin (10) javorë për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale Operative, të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, përfshirë edhe Njësia Speciale Operative është e trajnuar sipas standardeve më larta profesionale, dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e vazhdueshme në menaxhimin e të gjitha situatave operative, incidenteve kritike, në ruajtjen e rendit kushtetues si dhe në luftimin e krimit të organizuar.

Pjese e kësaj ceremonie ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj, i cili i përgëzoi zyrtarët e certifikuar, të cilët pasi përfunduan me sukses të gjitha modulet e trajnimit, me meritë iu bashkuan Njësisë Speciale Operative si një ndër njësitë elite të Policisë së Kosovës.

Ndër të tjera drejtori Qalaj vlerësoi se ky trajnim është realizuar me një përkushtim dhe profesionalizëm mjaft të lartë, të treguar nga të gjithë akterët, si nga instruktorët vendor ashtu edhe nga kandidatët, andaj duhet këtë profesionalizëm ta mbani dhe ta tregoni gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të juaja karshi qytetarëve dhe vendit.

Menaxhemnti i PK-së, në vazhdimësi do ti kushtoje rëndësi trajnimeve për zyrtarët policorë të profileve të ndryshme, me qëllim të ngritjes profesionale të punonjësve të saj.

Në vijim keni një videolink i cili pasqyron një pjesë të trajnimeve të këtyre zyrtarëve policorë:

Komento: