Njësisë Speciale të Kosovës ‘zbret’ në veri, prangosen disa serbë në Mitrovicë dhe Zubin Potok – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Njësisë Speciale të Kosovës ‘zbret’ në veri, prangosen disa serbë në Mitrovicë dhe Zubin Potok

08:16 | 28 Maj 2019

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion sot rreth orës 6:15 minuta në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se sipas informatave jozyrtare është duke u zhvilluar një aksion i prangosjeve të disa serbëve në veri të Kosovës, transmeton lajmi. net.

Pjesëtarët e njësisë speciale ROSU kanë hyrë sot në mëngjes në lagjen e Boshnjakëve dhe kanë prangosur një pjestar të policisë të nacionalitetit serb.

Prangosje pati edhe në pjesë tjera të veriut të Kosovës përfshirë Zubin Potokun ku po ashtu është arrestuar një pjestar i policisë i nacionalitetit serb.

Sirenat për rrezik janë dëgjuar në veri të Kosovës.

Komento: