Njëvjetori i vrasjes gjatë agresionit në Banjskë, heroi Afrim Bunjaku nderohet nga krerët e shtetit

10:24 | 24 Shtator 2024
njevjetori-i-vrasjes-gjate-agresionit-ne-banjske,-heroi-afrim-bunjaku-nderohet-nga-kreret-e-shtetit

Në shënimin e njëvjetorit të rënies së policit, Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë agresionit në Banjskë, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e një pjesë të kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë përuruar pllakën përkujtimore në nderim të tij.

Pas vizitës tek familja, për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Më 24 shtator 2023, një grup i uniformuar i serbëve ka kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Komento: