Njëvjetori i vras*jes së Afrim Bunjakut, Kurti e Konjufca shkojnë për vizitë te familja e tij

09:41 | 24 Shtator 2024
njevjetori-i-vras*jes-se-afrim-bunjakut,-kurti-e-konjufca-shkojne-per-vizite-te-familja-e-tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen e heroit, Afrim Bunjakut për nder të njëvjetorit të rënies së tij gjatë detyrës zyrtare në Banjskë të Zveçanit.

Kurti është shoqëruar nga Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca dhe Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas vizitës tek familja, do të bëhet edhe i dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë.

Të pranishëm janë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deputetë e asamblistë.

Komento: