Njihuni me Pelen e ri është 16 vjeç dhe kushton 50 milionë euro

09:30 | 14 June 2020

Botës së futbollit po vazhdojnë t’i shtohen talentët.

“Është 16 vjeç, një klauzolë50 milionë euro për klubet e huaja dhe është Pele i ri”.

Kjo është ajo që shkruajnë në Brazil për Matheus (që ka të njëjtin mbiemër me O’Rey, Nascimento), sulmues në pronësi të Botafogo-s, klub me të cilin ka shënuar 150 gola me ekipet e moshave (nuk ka debutuar akoma në ekipin e parë) dhe për të cilin sapo ka nënshkruar një kontratë trevjeçare (maksimumi që lejohet nga ligji).

Fitues i një kampionati të Amerikës së Jugut Under 15, ai është shumë i famshëm në Brazil, dhe jo vetëm për flokët e dendur.

Në Rio de Janeiro të gjithë po presin ta shikojnë në fushë me ekipin e parë, pjesë e së cilit do të bëhet sapo të rifillojë kampionati.

Komento: