Njihuni me stilistet që përkujdesen për dukjen e shumë fytyrave publike

11:55 | 09 Janar 2020

Të dukesh bukur do të thotë së pari të ndihesh mirë me vetën, e pastaj ajo bukuri e rehati të reflektojë edhe tek të tjerët.

Janë fytyrat publike ato që në shumicën e rasteve merren si shembull e madje edhe bëhen inspirim për pamjen e dikujt, shkruan ORAinfo.

Por, padyshim se është dikush që përkujdeset për pamjen e tyre, e që i bën ato të duken gjithmonë në formën më të mirë të mundshme.

Edhe në vendin tonë, ka shumë femra që i shohim në ekran, e që duken aq bukur, sa pamja e tyre na duket pothuajse e paarritshme.

Është “Studio Zaci”, stilistet e së cilës përkujdesen për pamjen e shumë femrave, e madje edhe figurave publike, duke përfshirë politikanet, këngëtaret e prezantueset më të njohura në vend, shkruan ORAinfo.

Mimoza Kusari -Lila, Shkurte Fejza, Zanfina Ismaili, Fjolla Mehmeti, Fitore Rexhepi e Alketa Fazliu, janë vetëm disa nga emrat që dukjen e tyre ua besojnë stilisteve të ‘Studio Zacit’.

Grimi, frizura, ngjyrosja (që përfshin ombren dhe llojet e tjera të ngjyrosjeve) e prerja janë shërbimet që ofrohen tek kjo studio.

‘Studio Zaci’ ua mundëson që ju të keni pamjen që gjithmonë e keni ëndërruar./ORAinfo/

‘Studio Zaci’ bën edhe ngjyrosjen e flokëve (që përfshin ombren dhe llojet e tjera të ngjyrosjeve).

Më poshtë i gjeni disa modele qe janë rregulluar në këtë sallon.

Komento: