Njoftim i rëndësishëm i ATK-së për tatimpaguesit

10:08 | 08 December 2020

ATK: Paguaj tatimin bazë, përfito nga shlyerja e interesit.

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e interesit.

“Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat Janar/2020 deri Dhjetor/2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht për periudhat e lartcekura të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020”.

“Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Komento: