ATK fton bizneset e huaja që ofrojnë shërbime elektronike të regjistrohen për TVSH.
Administrata Tatimore e Kosovës, ka ftuar bizneset e huaja që ofrojnë shërbime elektronike në Kosovë që të regjistrohen për TVSH.
Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media ua kujton etniteteve të huaja që ofrojnë shërbime digjitale se e kanë për obligim që të regjistrohen për TVSH në Kosovë dhe të ngarkojnë TVSH në normën standarde prej 18 për qind në shitjet e tyre ndaj personave (konsumatorëve) jo të tatueshëm në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas legjislacionit në fuqi për shërbimet e ofruara në mënyrë elektronike ndaj personave jo të tatueshëm, përkatësisht personave që nuk janë të regjistruar për TVSH në Kosovë, të cilët kanë adresën e tyre të përhershme, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve konsiderohet të jetë Kosova.
Prandaj sipas ATK-së, duhet të ngarkohet TVSH në Kosovë në normën standarde prej 18%.
“Ligji Nr. 05/L-037 për TVSH parasheh një listë të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike, që përfshinë shërbimet si vijon: Furnizimi i websiteve, web-hosting, mirëmbajtja në largësi e programeve dhe pajisjeve; Furnizimi i software-it dhe freskimi i tij; Furnizimi i figurës, tekstit dhe informatave, dhe vënia në dispozicion e bazës së shënimeve; Furnizimi i muzikës, filmave dhe lojërave, duke përfshirë lojërat shpërblyese dhe lojërat e bixhozit, ngjarjeve politike, kulturore, artistike, sportive, shkencore dhe emisioneve zbavitëse; Furnizimi i mësimit nga largësia”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ATK-ja ka njoftuar ofruesit e huaj të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike se përmbushja e obligimeve tatimore duhet të bëhet qoftë përmes emërimit të përfaqësuesit fiskal apo përmes regjistrimit të njësisë së përhershme në Kosovë.
Obligimi për regjistrim rrjedh që nga fillimi i aktivitetit ekonomik në Kosovë, përkatësisht ofruesit ligjërisht obligohen të regjistrohen për TVSH para se të realizojnë shitje të tatueshme në Kosovë.
“Mos përmbushja tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm dhe kryerja e aktiviteteve ekonomike në Kosovë pa regjistrim fiskal është subjekt i sanksioneve të ndryshme të parapara me Ligjin Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Andaj, inkurajojmë të gjithë ofruesit e shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike qoftë vendor apo ndërkombëtar që të regjistrohen për TVSH dhe të përmbushin obligimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi”, vijon njoftimi.
“A ka krim në Kosovë dhe korrupsion?, po ka krim e korrupsion, ordinerë si në pjesën dërmuese të vendeve të botës. A është Kosova më keq se çdo vend tjetër në botë, jo absolutisht jo. Për më tepër unë jam i sigurt që më tepër se gjyma e vendeve anëtare të botës, anëtare të OKB që janë shtete të Pavarura e sovrane që qindra vjet. Më mirë me numra të flas, s’jam i sigurt që 100 vende më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë gjendje më të keqe, kanë shkallë më të lartë të korrupsionit e krimit se sa Kosova. Prandaj politika e jashtme e një vendi duhet të synojë që ta afirmojë vendin e vet, t’i afirmojë të arriturat që janë të shumta. Askush s’mund ta mohoj që Kosova për këto 20 vjet ka bë progres të jashtëzakonshëm në shumë fusha. Vetëm për 20 vjet ne ia kemi dalë që ta rindërtojmë vendin ta ndërtojmë një infrastrukturë solide për vendin, të ndërtojmë një sistem juridik e kushtetues të jashtëzakonshëm, të vendosim të gjithë institucionet kyçe të qeverisjes në vend dhe Kosova ka bë përparime të jashtëzakonshëm në këtë rrafsh”, ka thënë Hyseni.