Njoftim i rëndësishëm nga IKShPK për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

23:17 | 25 November 2022

IKShPK me njoftim për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një njoftim në lidhje me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara.

Në njoftim thuhet se pothuajse në të gjitha njësitë e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe sipas tyre, gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut.

“Aktualisht, pothuajse në të gjitha njësitë e KRU-ve vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut ditëve të kaluara dhe rrjedhimisht ka stabilizim të situatës me furnizim dhe cilësi të ujit për pije. Vlera e turbullirës është rikthyer në vlera parametrike brenda standardeve të parapara me UA 10/2022 për cilësi të ujit për konsum human”.

“Funksionalizimi në Impiantet e Trajtimit të ujit për pije (ITU) është rikthyer në kapacitet të plotë. Të gjitha mostrat e grumbulluara gjatë ditës së sotme i përgjigjen standardeve të parapara për ujin e pijshëm. Klori rezidual në ITU sillet nga 0.5-0.7 mg/L, derisa në rrjetin shpërndarës 0.1-0.3 mg/L”, thuhet në njoftim.

IKShPK ka treguar edhe zonat në të cilat akoma janë vlerat e shtuara të turbullirës:

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimi në Radavc (7.8 NTU ), burimi / Istog (10 NTU ), burimi Janinë/Klinë (15.3 NTU ), burimi Shkozë/Junik (8.9 NTU).

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi Gërqinë (2.6 NTU).

KRU “Hidroregjioni Jugor”- Rajoni i Prizrenit: burimi / Malishevë (9.8 NTU).

KRU “Hidromorava”- Rajoni i Gjilanit: burimi Novobërdës (<10 NTU). Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë. Rekomandohen qytetarët që furnizohen nga këto sisteme, që uji para përdorimit të vlohet. Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt. Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. Shpresojmë se në ditët në vazhdim vlerat e turbullirës edhe në burimet e lartë cekura do të ulen deri në vlerat e parapara (1 NTU) dhe stabilizim të furnizimit me ujë cilësor në tërë vendin.

Komento: