Njoftim i rëndësishëm nga Klinika Infektive për gjendjen e të infektuarve me koronavirus

10:08 | 27 Prill 2020

Kosova po vazhdon të përballet me luftën kundër koronavirusit.

Në Klinikën Infektive të hospitalizuar me COVID-19 janë 55 raste, ndërsa prej tyre një pacient është në gjendje kritike.

Në njoftimi bëhet e ditur se nga 57 rastet e hospitalizuar në Infektivë, 55 janë me COVID-19.

Nga pacientë me COVID-19, 45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 32 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 763 numrin e personave të infektuar në Kosovë, ndërsa janë 21 viktima si dhe 166 persona të shëruar.

Komento: