KQZ-ja njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.
KQZ ka njoftuar se periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 17 – 27 janar 2021, shkruan Gazeta Express.
Postimi i plotë ku mund të gjeni detaje se si të aplikoni për ndërrimin e qendrave të votimit.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.
SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?
Pasi të aplikoni kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit. Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555
Të nderuar qytetarë!Mbani maskën dhe ruajeni distancën fizike së paku 2 metra.
Ju lutem, respektoni udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.