Njoftim i rëndësishëm nga KQZ për zgjedhjet në Veri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Njoftim i rëndësishëm nga KQZ për zgjedhjet në Veri

11:19 | 05 Dhjetor 2022

KQZ-ja del me njoftimin e fundit për zgjedhjet në Veri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me njoftimin e fundit për zgjedhjet në veri.

KQZ njofton subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se është duke vazhduar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 12 dhjetor 2022.

Sipas KQZ të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

Komento: