Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Financave

09:16 | 07 Prill 2023

Ministria e Hekuran Muratit del me një njoftim të hershëm.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 prill 2023 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Komento: