Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Mbrojtjes për aplikantët e rinj për kadet

13:06 | 08 Korrik 2020

Ministria e Mbrojtjes njoftim për aplikuesit e përzgjedhur që kanë aplikuar për kadetë:

Bordi përzgjedhës ka bërë filtrimin fillestar të të gjitha dosjeve të aplikantëve të cilët kanë aplikuar në konkursin e shpallur me datë 25.06.2020-03.07.2020.

Bordi ka bërë përzgjedhjen e kandidateve që i plotësojnë kriteret për kadet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët do të ju nënshtrohen testit të parë Ese në gjuhën angleze.

– Testimi do të filloj me datë 09.07.2020 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë sipas grupeve dhe orarit të testimeve (shih orarin dhe grupet më poshtë)
VËMENDJE

– Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete:

1. Maska dhe doreza;

2. Fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal);

2. Letërnjoftimin ose patentë shoferin si dokument identifikimi.

VINI RE

– Të gjithë kandidatët të cilët nuk e gjejnë veten në njërën nga grupet e publikuara, për informata shtesë mund të kontaktojnë në 038-5555842044 ose të paraqiten pranë zyrës së rekrutimit në Shtabin e Përgjithshëm në Prishtinë.

– Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten se paku 15 minuta para kohës së testimit,

– Kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohet të përdorin pajisje të teknologjisë informative, siç janë telefonat mobil, kalkulator dhe orë të mençur.

Bashkangjitur këtij njoftimi keni:

Komento: