Njoftim i rëndësishëm nga MSH-ja rreth vaksinimit kundër COVID-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Njoftim i rëndësishëm nga MSH-ja rreth vaksinimit kundër COVID-19

15:23 | 15 Maj 2021

Njoftim i MSH-së rreth vaksinimit kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vijuar në nivel vendi sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa janë duke u vaksinuar qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare.

Vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë është duke u bërë sipas termineve të caktuara për personat e kësaj grup-moshe që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, ndërsa në komuna, sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

Vaksinimi sipas kësaj mënyre do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa në qendrat e vaksinimit duhet të shkojnë vetëm qytetarët e kontaktuar nga Ministria dhe QKMF-të.

Më poshtë video udhëzuesit si të aplikohet për regjistrim në e-kosova dhe sit ë aplikohet për vaksinim kundër COVID-19:

Në ditët në vijim, Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë qytetarët edhe për mundësitë të tjera shtesë të regjistrimit për marrje të vaksinës kundër COVID-19

Komento: