Njoftim i rëndësishëm nga SBASHK-u, a do të këtë mësim nga e hëna

16:23 | 18 Janar 2019

Greva në arsim po vazhdon.

Greva e çerdheve, shkollave dhe universiteteve publike në Kosovë ka filluar nga e hëna tashmë janë bërë pesë ditë.

Kështu Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknologjisë ju bën apel Ministrisë së Arsimit, Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të institucioneve arsimore që sa më shpejtë të realizojnë kërkesat e SBASHK-ut.

“Ju bëjmë apel MASHT-it, DKA-ve dhe Drejtorive komunale ti lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thyhet greva pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat përndryshe e detyron SBAShK-un të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të Ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga SBASHK-u.

Kështu SBASHK më tej thotë se nuk do të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit.

“Duke u bazuar në të dhënat e mëparshme i drejtohemi institucioneve të gjejnë kurajë për ngritjen e koeficienteve për 30 % nga punëtorët tekniko-ndihmës e deri te Rektori ose nga çerdhet deri te universitetet”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga SBASHK-u.

Komento: