ShSKUK: Pacientët me COVID-19 nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga nesër pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID – 19 duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive, shkruan Gazeta Express.
Përmes një njoftimi për media, ShSKUK ka njoftuar se pacientët post-Covid do të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.
Njoftimi i plotë:
Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator, e shtunë, do të transferohen në Klinikën Infektive.
ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.
Pacientët post-covid, drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.