Termokos ka dal me një njoftim të mirë për prishtinasit, të cilëve nuk do t’u ndalet ngrohja nga sot.
Për shkak të temperaturave të ulëta, të cilat sipas parashikimeve meteorologjike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë, Termokos në koordinim me KEK-un ka vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje.
Ndonëse ligjërisht sezoni ngrohës 2018/19, në kushte normale klimatike do të duhej të përfundonte sot, vazhdimi i furnizimit me ngrohje është në harmoni të plotë me ligjet në fuqi dhe me rregulloret e ZRRE-së, sipas të cilave sezoni ngrohës mund të zgjatet në varësi të kushteve klimatike.
Termokos do të vazhdojë të përcjellë me kujdes lëvizjen e temperaturave dhe në varësi të tyre do të vazhdojë të furnizojë me ngrohje të gjithë konsumatorët për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.