Trusti për 10 për qindëshin: Pasi Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se sot Qeveria e Kosovës, e ka kaluar propozimin për tërheqjen e 10 për qindshit të kursimeve.
Në njoftimin e TRUSTIT shkruan:
“Kontribuues të nderuar, Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale. Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit”.