Njoftim i rëndësishëm nga Ujësjellësi “Prishtina”, nga sonte nisin reduktimet në këto zona

17:28 | 17 January 2023

Turbullohet uji në kanalin e Ibrit, nga sonte nisin reduktimet në Fushë Kosovë, Zonë Industriale, Kalabri e Obiliq.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se Fushë Kosova, Zona Industriale, Lagjja Kalabria e Obiliqi do të kenë reduktime të ujit, si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Sipas KRU “Prishtina”, turbullira ka ardhur si shkak i reshjeve atmosferike dhe sipas tyre, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj të Drenasit s’ka mundësi teknike të trajtimit maksimal.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë reduktime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Më tej, bëhet e ditur se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Komento: