Njoftim i rëndësishëm nga Ujësjellësi “Prishtina” për borxhlinjtë

10:05 | 07 Prill 2022

Ujësjellësi “Prishtina” del me një thirrje për borxhlinjtë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë paguar ujin dhe kanalizimin dhe atyre që u janë grumbulluar borxhet, të shfrytëzojnë mundësinë e kriterit dhënë nga ta.

Është fjala për vazhdimin e lehtësimit të kriterit për pagesën e faturave duke paguar 10 për qind të borxhit total dhe pjesën e mbetur ta riprogramoni prej 12-36 muaj.

“Juve që, për arsye të ndryshme iu kanë grumbulluar borxhet për shërbime të ujit dhe kanalizimit, ju rekomandojmë që të shfrytëzoni edhe pak kohë mundësinë e vazhdimit të lehtësimit të kriterit për pagesën e faturave duke paguar 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur ta riprogramoni prej 12-36 muaj, pa asnjë kamatë shtesë”, njofton KRUP.

Komento: