Ministria e Financave ka pasur një njoftim për bizneset, në mënyrë që të njëjtave të ju mundësohet tërheqja e mjeteve të ndara nga Qeveria.
“Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve në shumën prej 60 milionë euro, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 të datës 28.09.2020, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim të MF’së.
Në këtë njoftim, tutje thuhet se përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që ta realizojë ekzekutimin e shpejt të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr fiskal etj.)
“Pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e Qeverisë Nr. 10/33 të datës 28.09.2020. Siç është bërë e ditur në vendimin e Qeverisë nr. 10/33, nga kjo masë do të përfitojnë të gjitha bizneset aktive, përveç ndërmarrjeve publike dhe kompanive me treg të rregulluar”, thuhet në njoftim.