Njoftim i rëndësishëm për diasporën nga Qendra për Menaxhim Kufitar

16:02 | 20 Tetor 2020

Qendra për Menaxhim Kufitar ka një njoftim të rëndësishëm për diasporën.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka treguar se cilat janë shtetet të cilat Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit.

Pjesë e kësaj liste janë: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni dhe Portugalia.

Shtetasit e këtyre vendeve duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Kosovë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim.

“Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republiken e Kosovës🇽🇰 duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim”, thuhet në njoftim.

Komento: