Njoftim i rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve

11:59 | 16 December 2018

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në rrugët e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se të gjitha kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lekaj ka apeluar të qytetarët që të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të mos udhëtojnë pa pajisje dimërore.

Ky është njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit jam informuar nga të gjithë menaxherët rajonal se kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora.

Si rezultat, qytetarë të dashur, këtë të dielë mund të lëvizni lirshëm.

Kujdes me shpejtësinë dhe mos udhëtoni pa pajisje dimërore.

Vikend të këndshëm!

Komento: