Njoftim i rëndësishëm për kosovarët nën moshën 18-vjeçare që dëshirojnë të udhëtojnë në Malin e Zi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët nën moshën 18-vjeçare që dëshirojnë të udhëtojnë në Malin e Zi

15:09 | 05 Korrik 2022

Të gjithë kosovarët nën moshën 18-vjeçare duhet të pajisen me dokument udhëtimi për të kaluar në Mal të Zi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.

Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi

Komento: