Njoftim i rëndësishëm për kosovarët që ia mësyjnë Kanadasë

09:11 | 05 Janar 2021

Kosovarët që ia mësyjnë Kanadasë duhet t’i kenë parasysh këto rregulla.

Konsulli i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka njoftuar për masat e reja që ka ndërmarrë shteti kanadez për të parandaluar përhapjen e COVID-19, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka bërë me dije se që nga 7 janari, secili udhëtarë mbi moshën 5-vjeçare duhet të posedojë test PCR-Negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Përveç testit, secili udhëtarë duhet të vetizolohet për 14 ditë pas arritjes në Kanada.

“Per planin e karantinimit (vetizolimit) udhetaret duhet qe ta perdorin aplikacionin ose ëebfaqen ArriveCAN (shih vegzen me poshte), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor te karantinimit para hyrjes se Kanada”, thuhet në postimin e tij.

Komento: