Shumë mërgimtarë ja kanë mësyer Kosovës për t’i kaluar pushimet e verës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se nuk ka pasur pritje të gjata në pikat e kalimit.
Në pikë kalimin në Merdare pritja është 10 deri 15 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 5 deri 10 minuta për të dalë nga Kosova.
Në pikë kalimin Dheu i Bardhë pritja është 5 deri 10 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 5 deri 10 minuta për të dalë nga Kosova.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe në pikë kalimin në Jarinje pritja është 5 deri 10 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë nga Kosova.
Ndërkaq në pikat tjera kalimtare këto janë statistikat e freskuara brenda gjysmë ore nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar:
Kufiri Muçibabë: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë
Kufiri Mutivodë: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë
Kufiri Hani i Elezit: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë
Kufiri Vërmicë: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë
Kufiri Bërnjak: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë
Kufiri Kullë: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë
Kufiri Qafë e Morinës: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë
Kufiri Qafë e Prushit: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë.
Kufiri Glloboqicë: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë