Njoftim i rëndësishëm për nxënësit nga SBASHK-u

11:37 | 21 March 2019

SBASHK shprehen të vendosur se nuk do t’i kompenzojnë orët e humbura.

SBASHK-u po vazhdon të kundërshtojë Ministrinë e Arsimit sa i përket kompenzimit të orëve të humbura në ditët e shtuna, në pushimin vjetor e në fund të vitit.

Kjo sindikatë është takuar edhe dje pasdite ndërkaq, kanë kërkuar zbatim të këtij vendimi që orët mos të zëvendësohen.

Sipas tyre, asnjë dokument juridik nuk i obligon për mbajtjen e orëve të humbura gjatë grevës.

Komunikata e plotë:

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, SBASHK dje në orët e pasdites ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut, nga i cili takim në mënyrë unanime u kërkua që të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen as të shtunave, as pushimit pranveror e as në fund vitit.

Komento: