SBASHK-u e MASHT-i afër zgjidhjes së problemit rreth kompensimit të orëve.
Pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, kryetari Ismajl Kurteshi, tha se kanë ardhur në përfundim që dy kërkesat e SBASHK-ut tanimë janë të plotësuara sepse MASHT-i, është i interesuar për një vendim të ri për kompensimin e orëve.
Komisioni parlamentar është zotuar se do të punojë në ligjin për pagat sa i përket ciklit klasor të mësimdhënësve. Kërkesa ka qenë që SBASHK-u të merr vendim për kompensimin e mësimit.
Bytyqi, tha se ishte një takim i rëndësishëm dhe janë gati zgjidhjes së problemit.
“Do të bëjë tërheqjen e vendimit për orët e humbura. Nëse ndryshohet edhe koeficienti i pagave për mësimdhënësit 1-5 deri 6.9, atëherë do të thërrasim këshillin dhe do të marrim vendim për kompensimin e orëve të humbura”, tha ministri, raporton KTV.
Vjollca Gashi nga SBASHK-u, tha se kanë qenë bashkëpunues në këtë aspekt.
“Në momentin e ndryshimit të koeficientit ne do ta mbledhim kryesinë e SBASHK-ut dhe do të vendosim, por deri tani qëndrimi është që të kompensohet vetëm një javë”, tha Gashi.