Bëhet pagesa për përfituesit e ndihmës sociale.
Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë pagesën e skemës së ndihmës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht për 24,967 familje.
Gjithashtu, MFT njofton se në zbatim të Pakos Emergjente Fiskale, përkatësisht pika 1.1 si dhe Vendim 38/2020, përfituesit e skemës së ndihmës sociale marrin pagesë të dyfishtë edhe për muajin prill 2020, duke bërë që vlera totale e pagesës së dyfishtë për këtë muaj të jetë 5,251,027.50 euro.
Në fund, ministria kërkon nga përfituesit që të kenë kujdes të shtuar gjatë tërheqjes së mjeteve financiare.