Njoftim i rëndësishëm për perimet e importuara nga Shqipëria, dalin rezultatet a analizave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Njoftim i rëndësishëm për perimet e importuara nga Shqipëria, dalin rezultatet a analizave

15:38 | 21 Maj 2019

Perimet nga Shqipëria nuk janë të dëmshme. Ky është konstatimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pas bërjes së analizave.

Vetëm gjatë një dite, së paku 30 tonë perime – kryesisht domate, tranguj e speca – importohen nga Shqipëria në Kosovë.

Por, analizat laboratorike për nivelin e nitrateve, mbetjeve të pesticideve dhe metaleve të rënda iu bëhen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vetëm në rastet kur kanë dyshime nga gjendja fizike.

“Produktet kanë qenë pa ndonjë ndryshim nga pikëpamja organoleptike. Ndërsa kur kemi dyshime i dërgojmë për analiza në Institutin Bujqësor të Kosovës, në Pejë”, tha Nedime Kalanderi, inspektore kufitare.Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Skënder Kaqiu tregon se këto parametra është e pamundur të dallohen nga pamja e jashtme.

“Nuk ekziston ndonjë metodë vizuale mbi bazën e të cilës ne të themi se një produkt përmban më shumë apo më pak nitrate. Duhet të përdoren metoda dhe analiza standarde për përcaktimin e këtyre parametrave”, tha profesor Skënder Kaqiu.

Këto analiza nuk arrijnë të kryhen as në Shqipëri. “Top Story” solli dëshmi se laboratori për analiza i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë nuk është i akredituar. Në këtë mënyrë, në tregjet e Kosovës kanë hyrë nga viti 2018 perime në sasinë prej 23 milionë kilogramë.Shqetësimet e konsumatorëve për cilësinë e prodhimeve u rritën në veçanti pas transmetimit të hulumtimit të “Top Story”-t për rrezikun nga ushqimi. Megjithëkëtë, në Agjencinë e Ushqimit thonë se të gjitha produktet që kontrollohen i përmbushin kriteret për konsum.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!