Ligji për pagat është miratuar sot dhe shumë punëtorëve të sektorit publik u janë rritur pagat.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Paga do të bëhet atëherë siç përcaktohet me ligj.
“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj, prej kur ligji e përcakton atëherë edhe fillon ekzekutimi i pagave”, njofton Klan Kosova.
“Ne e kemi planifikuar që për këtë vit, ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore, nëse e shikojmë buxhetin me kujdes te masa e pagave vjen 616 milionë”.
Në aspektin financiar edhe kostoja e ligjit është e mbuluar.
Hamza foli edhe për Projektligjin për Buxhetin, i cil tha se shpreson të kalojë pa ndonjë shqetësim.
“Sa i përket Projektligjit të Buxhetit në momentin kur vjen në radhë me kemi përgatitë të gjitha amendamentet dhe pres të kalojë pa ndonjë vështirësi”.