Njoftim i rëndësishëm për tifozët që dëshirojnë ta shikojnë ndeshjen Feronikeli – Milan

17:58 | 08 Korrik 2019

Me 10 gusht në Prishtinë do të zbresin yjet e Milanit.

E sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit.

Biletat do të shiten online për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Ka filluar sot shitja online e biletave për ndeshjen e madhe miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania “AS Events”, e cila e ka mundësuar ardhjen e gjigantit italian në Kosovë me ndërmjetësimin e saj me të dyja klubet.

“Për të gjithë ata tifozë të cilët do të jenë prezentë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do ta kenë mundësinë ta shohin për së afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Champions Leagues live në Prishtinë.

Për blerjen e biletave mund të klikoni në linkun: http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, ka njoftuar kjo kompani.

Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë, derisa ato variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro.

Tifozët kosovarë janë ankuar për çmimin e biletave, i cili është konsideruar si mjaft i lartë për standardin kosovar.

Komento: