Moti në Shqipëri, nga 40 gradë celsius temperaturat shënojnë rënie.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe gjatë ditës së martë, në Shqipëri do të ushtrojë ndikim vala e të nxehtit.
Fundjava shënoi edhe ditët më të nxehta të regjistruar për këtë vit me temperaturën më të lartë të regjistruar në qytetin e Elbasanit me 41.5°C.
Gjithashtu temperatura të larta termometri shënoi edhe në vende të tjera si Gjirokastër 40.4°C si dhe Berat e Tiranë me 38.0°C.
Gjatë kësaj jave parashikohet mot i kthjellët ku përjashtim bën dita e mërkurë dhe ajo e enjte ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e mërkurë) në zonën e veriut.
Dita e enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.
Temperaturat minimale parashihen 22-25 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 36-38 gradë Celsius.