Njoftim nga familja e Cimës rreth të pames për aktorin

18:59 | 27 Mars 2021

Familja e Cimës dalin me njoftim rreth të pames për aktorin.

Familja e aktorit Rasim Thaçi-Cima, ka njoftuar se përshkak të rrezikut nga pandemia kanë vendosur që të mos mbajnë të pamet në shtëpi, raporton Gazeta Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të aktorit në Facebook, familja e aktorit të ndjerë njoftojnë poashtu se homazhet tek Teatri Kombëtar vazhdojnë deri të hënën.

“Te nderuar miq, Me qenë se sot në homazhet e organizuara tek Teatri Kombëtar (nga Kryeministri dhe Ministria e Kulturës ) – kishte pjesmarrje masive – dhe edhe pjesmarrje edhe më masive në varrimin e Rasim Thaqit CIMËS – dhe, pas parasysh rreziqet nga pandemia e Covid19 – kemi vendos qe të mos mbajmë tē pame më tutje në shtëpi. Në anën tjeter, homazhet e organizuara nga Ministria e Kultures, përfshirë Librin e Zise tek Teatri Kombëtarë i Kosovës, vazhdojnë deri të Hënën. Me respekt familja e Rasim Thaqit”, thuhet në njoftim.

Komento: