Njoftim nga KQZ për t’u gjetur qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit

12:06 | 16 April 2023

KQZ me njoftim për t’u gjetur qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se të gjithë qytetarët me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokit, përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjejnë qendrën e votimit në zgjedhjet e 23 prillit.

Procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën, “Gjej qendrën tuaj të votimit”.

Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej gjashtë vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Komento: