KRU Prishtina: Ujë do të ketë mjaftueshëm, nëse e kurseni.
Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, thonë se nëse kursehet ka ujë të mjaftueshëm për qytetarët e Prishtinës me rrethinë. Ata pranojnë se kishte reduktime por përmendin edhe keqpërdorimet dhe lidhjet ilegale që po ndodhin, e të cilat janë vepra penale. Ndërkohë, qytetarët shprehen të pakënaqur me reduktimet e ujit.
Një nga ankesat më të shpeshta te qytetarëve te Prishtinës është rrezikimi i furnizimit me ujë te pijshëm. Rënie e nivelit të ujit në liqene është bërë shqetësim për qytetarët.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku për KosovaPress, tha se Prishtina ka mjaftueshëm ujë, vetëm nëse qytetarët kursejnë. Ajo pohoi se ka pasur reduktime, sidomos gjatë stinës së verës për shkak të thatësisë.
“Qytetarët e Prishtinës me rrethinë, një pjesë furnizohet nga sistemi i Batllavës, një pjesë nga sistemi i Shkabave dhe pjesa tjetër nga Liqeni i Badovcit. Prishtina ka ujë të mjaftueshëm që të ketë ujë secili qytetarë, mirëpo nëse kursehet. Tash për tash kemi furnizim stabil, duke pasur parasysh që zonat apo konsumatorët që janë rritur kryesisht në pjesët që furnizohen nga sistemi i Badovcit, andaj edhe gjatë stinës së verës vuajnë më shumë mungesën e ujit të pijshëm, më ç‘rast ne gjithmonë detyrohemi që të aplikojmë reduktimit e planifikuara gjatë sezoni i verës…Kur kemi reduktime të planifikuara për shkak të punimeve teknike, ne i njoftojmë qytetarët 24 deri në 48 orë më herët, mirëpo reduktimet e planifikuara zakonisht ne i aplikojmë në moment që e shohim se ka thatësi dhe se uji nuk po arrin në pika të larta të furnizimit”, tha ajo.
Mjeku tha se investime do të ketë vazhdimisht, ku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me komunat që i kemi nën menaxhim, sipas Mjekut ujin që e distribuojnë tek qytetarët është i pijshëm.
“Gjithmonë jemi në investim e sipër, shembull në hapjen e puseve të reja, e kishim një takim me përfaqësuesit e zyrës së Katarit në Kosovë, të cilët do të na ndihmojnë bashkërisht me komunën e Shtimes lidhur me një projekt që është mbi 300 mijë euro…Investime të tilla do të kemi vazhdimisht, kemi nënshkruar dhe memorandum bashkëpunimi me komunat që i kemi nën menaxhim që bashkërisht t’i dalim në ndihmë qytetarëve, pra investimet kapitale urbanistike, në të kundërtën nëse qëndrojmë me këto kapacitete që i kemi edhe të rezervuarëve edhe të stacioneve të pompimit dhe nëse nuk investohet nga komunat, atëherë përveç kursimit qytetarët do ta vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, sidomos në stinën e verës.., Kemi laboratorin e akredituar në ujësjellësin e Prishtinës, njëkohësisht bëhen analizat edhe në institutin kombëtar të shëndetit publik dhe çdogjë është në rregull.. Uji është 100% i pijshëm për qytetarët e Prishtinës dhe kudo që ne furnizojmë”, u shpreh ajo.
Gjithashtu, ajo foli dhe për keqpërdorimin e ujit që e quan vepër penale dhe për këtë çështje pati dhe një rast të vjedhjes ilegale të ujit.
“Keqpërdorimi i ujit hynë në forma të ndryshme uji keqpërdoret në hapësirë, në natyrë, sidomos gjatë stinës së verës që është e ndaluar që të keqpërdoret në atë formë, uji vidhet në forma të ndryshme që vjedhja e ujit në një farë formë është vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në rastin e fundit kemi pasur një vjedhje, një kyçje ilegale apo një keqpërdorim nga një investitori i madh në Komunën e Prishtinës, i cili pretendonte që pusin e kishte hapur vetë dhe ujin e ngrohte dhe ua dërgonte banorëve të hyrjeve. Ai ujë sipas analizave që kemi bërë del që është uji i ujësjellësit të Prishtinës dhe për një kohë të gjatë, ai e ka keqpërdor atë ujë. Kemi dorëzuar kallëzim penal për atë investitor dhe le të jetë një vetëdijesim edhe për të tjerët, që uji nuk duhet të keqpërdoret….Vjedhjet janë të ndaluara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, përfundoi ajo.
Ndërkohë, qytetarët shprehen të pakënaqur me furnizimin me ujë. Enver Hoti tha se reduktime ka por edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që të mos shpenzojnë ujë pa nevojë.
“Ka reduktime megjithëse ky është faktori njeri, nëse i shohim pasuritë natyrore të lumenjve të Kosovës, Kosova është e mjaftueshme me ujë…. Gjatë verës kemi pasur reduktime, kurse tani ndodhë ndonjëherë. Jemi të furnizuar prej Badovcit është e vërtetë që ka rënë por tani është sezona e vjeshtës të reshurat atmosferike do ta plotësojnë edhe këtë vit. Duhet që shteti ta ketë parasysh që të mendoj për të ardhmen që të mos të vuajnë jo vetëm Prishtina po gjithë populli.1.29. Qytetarët duhet me pasur kujdes dhe të jenë të vetëdijshëm, por edhe nuk janë që shpenzojnë shumë, kam udhëtuar nëpër Ballkan dhe gjithkund uji shpenzohet”, tha ai.
Kurse, qytetari Faik Hoxha u shpreh se ekziston gjithmonë një rrezik potencial që të mbesim pa ujë.
“Burimet janë të pakta, nuk janë burime të fuqishme ku pjesa e Gollakut e Llapi këto viset nuk kanë ujë të pijshëm sa duhet, zakonisht furnizohen në bunare..3.40 Me marruar në tërësi meqenëse burimet janë të pakta, ekziston gjithmonë një rrezik potencial që të mbesim pa ujë nuk besoj që ndodhë. Po nëse ndodhë, atëherë është fundi i jetës, nëse mbesim pa ujë, atëherë nuk mund të jetojmë pa ujë, do të udhëtojmë botën e amshueshme”, u shpreh ai.
Sadri Krasniqi, i cili jeton jashtë vendit, thotë se arsyeja pse fëmijët nuk i vinë në Kosovë, është mungesa ujit dhe energjisë.
“Jetoj në Gjermani që 33 vjet nuk kam ndërtuar banesë me ujë nuk jam i kënaqur. Nuk ka ujë 7 orë. Para këtij viti nuk kam pasur ujë për të larë duart, në gusht nuk vij që dy vite, djali nuk më vjen në pushime, nuk e di se çka po bëhet, ndërto banesa të reja “ndalja fitilin” të vjetrave. Këtu duhet me pasur pak kujdes prej kryetarit e të tjerët, duhet të interesohen për këtë arsye, ikin të rinjtë jashtë vendit. Duhet të punojnë më shumë sesa që kanë punuar… Na pengon sepse nuk vinë fëmijët në pushime “nuk ka babi ujë”, dhe nuk vinë nuk janë të kënaqur. E dua vendlindjen të gjitha shpenzimet i kam pruar këtu, prapë mendoj të vijë këtu dhe të vdes këtu, por është duke u punuar pak. Ka me pasur problem katër orë me ujë, katër pa ujë e gjithë Kosova”, tha ai.
Përndryshe, rreth 92 përqind e popullatës së Kosovës llogaritet se kanë qasje në furnizim me ujë të pijshëm prej sistemeve qendrore që furnizohen nga shtatë kompani.