Policia njofton për bllokim të disa rrugëve sot dhe në fundjavë.
Policia e Kosovës ka paralajmëruar për bllokim të përkohshëm të disa rrugëve gjatë tri ditëve të ardhshme, shkaku i vizitës së Presidentit të Maltës, George Vella dhe Forumit të grave për paqe dhe siguri, raporton Exress.
Njoftimet e Policisë:
-Sot, me datën 21 tetor 2022, në Republikën e Kosovës do të vijë për vizitë disa ditore Presidenti i Republikës së Maltës Sh. T. z. George Vella, së bashku me një delegacion shoqërues.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.