Njoftim për nxënësit, sot grevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Njoftim për nxënësit, sot grevë

09:34 | 27 Dhjetor 2018

Në të gjitha shkollat e Kosovës sot do të mbahet grevë njëorëshe.

SBASHK-u ka shpallur grevë njëorëshe për sot në shkollat e Kosovës, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019.

Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka thënë se me projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6.

Ai ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 07:00 deri në orën 08:00.

Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 08:00 deri në orën 09:00.

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK-u paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.

Komento: