Njoftimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes: Në Mira Mare dyshohet se ka një trup të pajetë

10:03 | 29 November 2019

Po vazhdon kërkimi nën rrënoja për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar njoftimin e fundit në lidhje me lokacionet ku është mbyllur kërkimi dhe të tjerat ku grupet janë ende duke zhvilluar operacionin e kërkim shpëtimit.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se grupet serbe dhe të Malit të Zi po vazhdojnë operacionin e kërkim- shpëtimit në Mira Mare ku dyshohet se është një trup i pajetë.

Grupet e huaja të kërkim shpëtimit dhe vendet ku po vazhdon kërkimi.

-Thumanë: Është mbyllur kërkimi

-Hotel Mira Mare: Grupet që po punojnë: Serbi, Mali i Zi

Trupa per t’u nxjerre: Mendohet 1 (një) trup i pajetë

-Këneta: Është mbyllur kërkimi

-Kryqi i Kuq: Është mbyllur kërkimi

-Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat): Ështe mbyllur kerkimi.

Komento: